Kjo është komuna që po prin me numrin e votuesve

09 nëntor 2025 | 16:23

Komuna e Mamushës ka shënuar daljen më të lartë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me 40.62 për qind të votuesve që kanë marrë pjesë deri në orën 14:45.

Ndërkaq, komuna e Rahovecit ka regjistruar daljen më të ulët, me vetëm 8.63 për qind të trupit votues që ka shkuar për të votuar deri më tani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme që po mbahen për kryetarë komunash, në raundin e dytë.

Nga KQZ, është bërë e ditur se deri në orën 15:00, kanë votuar 187,132 persona.

Ndërsa deri në këto momente, vendvotimet e procesuara janë 1,068.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendrën e votimit në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje…