Kjo është krysia e re e LDK-së

15 prill 2026 | 10:48

Në përputhje me autorizimet e marra nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbajtur më 31 janar, me të cilat autorizime kërkohet vendosja e Kryesisë së re si pjesë e riorganizimit të thellë politik; kryetari i LDK-së, pas konsultimeve të brendshme, ka marrë vendim për emërimin e Kryesisë së re të LDK-së në përputhje me këto autorizime të organit më të lartë vendimmarrës të partisë.

Sipas komunikatës së LDK-së, kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re; e mbi të gjitha përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit tonë partiak.

“Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm, përfaqësimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje”, është bërë me dije në komunikatën e LDK-së.

Kryetar:
Lumir Abdixhiku

Anëtarët e Kryesisë (sipas renditjes alfabetike):
Alban Zogaj
Alush Gashi
Anton Quni
Arbër Ismajli
Ardian Shala
Arjeta Salihu Abazi
Armend Zemaj
Avdullah Hoti
Berat Rukiqi
Besian Mustafa
Bexhet Xheladini
Doarsa Kica Xhelili
Doruntinë Maloku
Ekrem Hyseni
Ermal Sadiku
Fadil Hadergjonaj
Festim Kabashi
Gazmend Muhaxheri
Hykmete Bajrami
Ilir Ferati
Izet Sadiku
Jehona Lushaku Sadriu
Kujtim Shala
Lutfi Haziri
Paris Guri
Ruzhdi Shehu
Shefqet Shehu
Shkëmb Manaj
Sibel Halimi
Sokol Haliti
Sokol Havolli
Ukë Rugova
Visar Azemi
Xhafer Gashi

“Kryesia e re do të ketë përgjegjësi të plotë për drejtimin politik dhe organizativ të partisë, në përputhje me programin tonë dhe objektivat përpara”.

“Kjo përbërje vjen edhe si rezultat i një faze të ndërmjetme organizative, në zbatim të platformës së miratuar nga Kuvendi, e cila parasheh konsolidimin e strukturave dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet qendrës dhe degëve. Në këtë periudhë kalimtare, Kryesia ndërtohet me përfaqësim më të drejtpërdrejtë të drejtuesve të degëve, si bartës të legjitimitetit nga baza, ndërsa standardet e reja organizative do të zbatohen plotësisht në ciklin e ardhshëm të ristrukturimit. Në ditët ne vijim, pas konsultimeve shtesë, Kryesia do të plotësohet me përfaqësues nga degët e mëdha të papërfaqësuara në këtë përbërje”, theksohet në komunikatën e LDK-së.

Më tutje theksohet se në këtë fazë të rëndësishme politike, LDK mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të brendshëm, përfaqësimit të gjerë dhe ndërtimit të një alternative serioze për qytetarët e Republikës.

“Kryetari i LDK-së, në përputhje me udhëzimet dhe autorizimet e marra, do të propozojë së shpejti dhe Trupën Këshillëdhënëse, të përbërë nga figura të shquara të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përvojë të jashtëzakonshme institucionale e profesionale; si pjesë e riorganizimit të brendshëm”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 27 vjet që kur dora e kriminelëve serbë…