Kjo është lista zgjedhore e Agron Kuçit për Junikun

20 gusht 2025 | 12:05

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka bërë publike listën zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se më 12 tetor presin besimin e qytetarëve të Juniku.

Postimi i plotë i tij:

Bashkëqytetar të dashtun Junikas!
Duke qenë me ju dhe pranë jush përgjatë rrugëtimi të përbashkët ndër vite, së bashku kemi tejkaluar sfida si dhe kemi ndarë sukseset tona të përbashkëta, sot po ju drejtohem me zemër plot mirënjohje dhe me nderin dhe privilegjin më të madh që kam pasur në jetë, të jem në shërbimin tuaj.
Duke qenë se detyra jonë e përbashkët ka mbetë tek ajo që s’kemi arritur ende në përmbushjen e misionit dhe vizionit për të ardhmen e përbashkët të Junikut !
Andaj këtë rrugëtim nuk e bëj vetëm
dhe me krenari ju prezantoj edhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal; Bashkëqytetar të përkushtuar, të dëshmuar, të ndershëm, punëtorë, plot energji e vizion për Junikon tonë..
Ata janë zëri juaj, zgjatimi i besimit tuaj dhe së bashku përbëjmë një ekip që nuk premton fjalë të mëdha, mirëpo e dëshmonë me vepra.
Më 12 tetor, presim besimin tuaj, nga dashuria për Junikun, nga besimi te puna dhe dëshmia që kemi dhënë ndër vite.
#BashkëpërJunikun#
Mirënjohës e falenderues përjetësisht,
Agron Kuçi !

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…