Kjo është mosha e tetë personave që ndërruan jetë nga koronavirusi

12 nëntor 2020 | 15:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi gjatë 24 orëve të fundit ka qenë nga 60 deri në 89 vjeç.

“Janë testuar gjithsej 2.178 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 767 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka shprehur keqardhje për…