
Kjo është pasuria e ministrit Hekuran Murati
29 qershor 2021
| 13:35
Agjencia Kundër Korrupsionit, ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.
Sipas deklarimit të bërë në këtë agjenci Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka në pronësi një banesë në vlere prej 41.000 eurosh, si dhe një tokë në vlerë 23,000.00, raporton “Epoka e re”.
Ai po ashtu posedon dhe aksione në “Tesla Inc”, “Allianz SE”, “Volkswagen AG”, si dhe “Netflix Inc.”.
Ndërkaq, vlera e makinës e deklaruar në AAK, sipas Muratit, është 3,100.00.
Murati ka deklaruar para të gatshme në PCB 8,010.00, si dhe RBKO 1,260.00.