
Kjo është porosia e Thaçit për delegacionin e Kosovës në Uashington
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e nesërm, i cili do të mbahet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi i cili nuk do të jetë pjesë e këtij takimi, ka kërkuar nga delegacioni i Kosovës që të bëjë hapa të guximshëm në Uashington.
“E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellë së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe. E nxis delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
I applaud the leadership of the #WhiteHouse, President @realDonaldTrump & Amb @RichardGrenell to bring #Kosovo & #Serbia together again, in pursuit of a peace deal. I encourage the Kosovo delegation to make courageous steps twds peace, reconciliation & economic prosperity
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 3, 2020