“Kjo është rrenë”, Kastrati komenton deklaratën e Mujës së VV-së për blerjen e rrymës nga Serbia

11 dhjetor 2025 | 19:26

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Kastrati sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka komentuar deklaratën e Armend Mujës së VV-së në lidhje me energjinë elektrike, duke thënë se nuk kanë blerë rrymë nga Serbia.

Kastrati u shpreh se kjo gjë nuk qëndron dhe sipas tij, një gjë e tillë është lehtë e verifikueshme.

Kastrati për deputet u shpreh se ajo që ka thënë Muja “është rrenë”.

“Jo kjo nuk është e vërtetë, tani është importu më së shumti. I ke raportet evropiane, të rrjetit elektroenergjetik, munden shumë lehtë të verifikohen. Kjo është rrenë çka ka thënë Armend Muja”, u shpreh tutje Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së, me numër 93, Antigona Gashi,…