
Kjo është shuma që Beshiktashi e kërkon për Rashicën
10 qershor 2025
| 15:22
Milot Rashica pritet të largohet nga skuadra e Beshiktashit këtë verë. Mediumet turke kanë njoftuar të martën se Beshiktashi, tashmë ka caktuar çmimin për Rashicën që e ka nxjerrë në shitje.
Rashica nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole-Gunnar Solskjaer, kurse Beshiktashi per shërbimet e tij kërkon 6 deri në 8 milionë euro. 28-vjeçari ka oferta nga Turqia, por edhe Gjermani, ku mësohet se Borussia Monchengladbachu do të bëjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij. Rashica iu bashkua Beshiktashit në vitin 2023 dhe ka kontratë me ekipin turk deri në verën e vitit 2027.