
Kjo është shuma që Fenerbahçe kërkon nga Leicesteri për Muriqin
Fenerbahçe pranon ta shesë sulmuesin Vedat Muriqin për 40 milionë euro.
Mediat turke të futbollit shkruajnë se drejtuesit e “Nëndetëses verdheblu” kanë 5-fishuar vlerën e kartonit të “bomberit” të kampionatit turk.
Ndërkohë, po këto media shkruajnë se tekniku i Leicesterit, Brendan Rogers është i vendosur të bëjë pjesë të skuadrës së tij 25-vjeçarin. Ai mendon të krijojë një dyshe të frikshme sulmi mes Vardy dhe Muriqi.
Madje, aludohet se Leiçesteri e ka ndjekur sërish Muriqin në fitoren e Fenerbahçes ndaj Beshiktashit në derbin e Stambollit.
Muriqi u ble nga Fenerbahçe për 3.5 milionë euro gjatë verës. Ai u përshtat menjëherë me skuadrën e re, ku deri tani ka shënuar 11 gola në 16 ndeshje me Fenerbahçen. Shpërthimi i tij bëri që të interesoheshin shumë ekipe të njohura të Evropës, ku Leicesteri e ndjek prej kohësh Muriqin gjatë paraqitjeve të tij.