
Kjo është shuma që PSG-ja kërkon për Donnarumman
Gianluigi Donnarumma pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germain. 26-vjeçari u përjashtua dukshëm nga skuadra e PSG-së për Superkupën e Evropës kundër Tottenham Hotspur, duke shkaktuar zhgënjim në mediat sociale dhe duke sinjalizuar një largim të mundshëm.
Blerja e Lucas Chevalier nga PSG-ja ka përforcuar më tej mundësinë e largimit të Donnarummas nga kryeqyteti francez.
Sipas Sky Sports, Donnarumma vlerësohet midis 40 milionë euro dhe 50 milionë euro, pavarësisht se i ka mbetur vetëm një vit në kontratë.
Klubet e Ligës Premier, Manchester United dhe Manchester City, janë lidhur me lojtarin reprezentuesin italian, por asnjëri klub nuk ka kontaktuar me përfaqësuesit e Donnarummas.
Të dy klubet përballen me kufizime: United do të duhet të shesë disa lojtarë për të përmbushur kërkesat e konsiderueshme të portierit për pagë, që thuhet se është një rritje prej 50% nga paga e tij aktuale prej 210,000 funtesh në javë.
Ndërkohë, City ka siguruar James Trafford nga Burnley dhe do ta ndjekë Donnarumman vetëm nëse Ederson largohet për në Galatasaray. Pavarësisht interesit, Donnarumma thuhet se ka shprehur preferencën për t’u bashkuar me Cityn ose Chelsean, duke përmendur admirimin për Pep Guardiolën dhe tërheqjen e të jetuarit në Londër.