Kjo është tabela e rasteve me Covid-19 në Kosovë

27 maj 2020 | 23:51

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se të mërkurën është konfirmuar vetëm një rast me Covid-19.

“Janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 1,048.

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë me dije se të mërkurën janë shëruar edhe shtatë pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 801.

Deri më tani në Kosovë 30 pacientë kanë humbur jetën.

Më poshtë keni tabelën e rasteve me Covid-19 në gjithë Kosovën:

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i astronautëve të NASA-s…