Kjo maskë, pos që ju mbron nga Covidi, përkthen në tetë gjuhë

04 gusht 2020 | 09:05

Kohën e fundit, për shkak të pandemisë, maskat mbrojtëse janë bërë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve. “Startupi” japonez Donut Robotics doli me një risi interesante – ai krijoi një maskë të zgjuar, e cila lehtëson komunikimin gjatë distancës fizike.

Maska e zgjuar C-Face, në kombinim me aplikacionin, mund ta transkriptojë fjalimin, ta rrisë vëllimin e zërit të përdoruesit dhe ta përkthejë fjalimin në tetë gjuhë të ndryshme, shkruan CNN.

Për shkak se ka disa vrima në pjesën e përparme për qarkullimin e ajrit, C-Face nuk mund të ofrojë mbrojtje kundër Covid-19, transmeton Telegrafi. Në vend të kësaj, ajo është krijuar për ta lehtësuar komunikimin dhe vendoset mbi një maskë standarde për fytyrën.

Kjo mbulesë e re është bërë prej plastike dhe silikoni dhe ka një mikrofon të integruar që lidhet përmes Bluetoothit në celularin e përdoruesit dhe mund të përkthejë në gjuhën kineze, koreane, vietnameze, indiane, angleze, spanjolle dhe frënge dhe anasjelltas. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka publikuar disa të dhëna të punës…