
Kjo politikë po e kthen Kosovën në një model ekonomik të Jugosllavisë
Drejtor i KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë për të liberalizimit të tregut të energjisë.
Ai ka bërë me dije se me këtë politikë Qeveria Kurti do t`i shkatërrojë ndërmarrjet e mëdha private.
Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se kjo politikë po na kthen Kosovën ‘de fakto’ në një model ekonomik të Jugosllavisë komuniste.
“Edhe ne kohen e Jugosllavise komuniste ka pase ndermarrje private deri ne 5-10 punetore, ndersa ndermarrjet e medha kane qene shteterore. Me kete politike te “liberalizimit te tregut te energjise” do te na shkaterrohen ndermarrjet e medha private, ndersa do te mbeten ato te voglat, te cilat nuk do te kene interes te rriten. Dmth, kjo politike po na kthen de fakto ne nje model ekonomik te Jugosllavise komuniste, por me nje dallim, dhe ky eshte se ai do te jete pa ndermarrje te medha shteterore – te cilat ne ekonomine e tregut jane te vdekura! Po edhe Kina, e cila eshte shtet komunist, e trajton me mire sektorin privat dhe e stimulon rritjen e tij”, ka shkruar ai, duke treguar për efektet që do të shkaktojë kjo politikë.
“Keshtu ne ne nje forme do te perfundojme ne nje vend qe e simulon demokracine elektorale, dhe e shkaterron ekonomine e tregut, pra edhe e kunderta me ate qe e ka Kina, e leje me vendet e demokracise liberale! Me rendesi eshte me qene origjinal si ne te mire, ashtu edhe ne te keqe! P.S. Ata qe do te kene “fat te paracaktuar” ne shit-blerjen e energjise, dhe do te perfitojne nga monopoli i instrumentalizuar nga Qeveria, e cila po e quan liberalizim, nuk do te preken fare, pasi do te paguajne rryme per nje zyre!”, ka shkruar Peci.