
Kjo pritet të jetë skuadra e re e Ozilit
24 dhjetor 2020
| 22:08
Mesut Ozil nuk ka luajtur në asnjë ndeshje këtë sezon për shkak se Arteta ka vendosur të mos e përfshijë në skuadër sepse e konsideron si të panevojshëm.
Në këtë situatë vendimi i vetëm i arsyeshëm për Ozil është largimi dhe në lidhje me këtë ka zhvillime gjatë orëve të fundit. Mësohet se Fenerbahçe e do me ngulm turko-gjermanin.
Sipas Bild, drejtuesit e Fenerbahçe kanë udhëtuar drejt Londrës gjatë ditëve të fundit, me qëllim bindjen e mesfushorit për tu bashkuar me klubin gjigant turk.
Mësohet se mesfushori ka kërkuar një pagë prej 8 milionë eurosh, që është pranuar nga drejtuesit e ish-klubit të Muriqit. Mbetet të shihet nëse marrëveshja është arritur për në muajin janar, apo për në verë, kur përfundon edhe kontrata e Ozil me Arsenalin.