
‘Kjo Qeveri është anti-UÇK’ / Smakiqi: Donika Gërvalla ka deponu dëshmi në Speciale
Avokati Xhevdet Smakiqi ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të oponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje për gjuhën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Smakiqi në “Politiko” ka thënë se kjo qeveri ka qenë tërësisht anti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ish-deputeti i LVV-së për katër vjet dhe Qeveria e atij kuazipatriotit, i cili i ka thanë Hashimit shko në Hagë, si kuazipatriot e ka ba zv.kryeministre Donika Schwarz, e cila ka deponuar dëshmi kundër krerëve të UÇK-së. Gjatë qeverisjes katër vjeçare asnjë deputetë i LVV-së nën diktaturën e Albin Kurtit nuk ka guxuar me propozu një komision ndërkombëtarë për monitorimin e procedurave penale. Albulena Haxhiu e ka ndryshu udhëzimin administrativ, ku në tabelën e buxhetit për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së e ka përgjysmu buxhetin”, ka thënë Smakiqi”.