‘Klan Kosova’: MINT-i qëllimshëm po nxjerr dokumente jovalide nga historiati, në dokumente tona figuron vetëm Kosova

31 korrik 2023 | 13:53

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) “qëllimisht po informon në mënyrë selektive informata nga historiati i kompanisë”. Kështu ka reaguar mediumi “Klan Kosova”, duke iu referuar të dhënave të fundit që kjo ministri po shpalos për të justifikuar vendimin për mbylljen e këtij mediumi.

“‘Klan Kosova’ me përgjegjësi të plotë njofton sërish se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka vazhduar edhe të hënën të paraqesë në mënyrë mashtruese një situatë që nuk qëndron, me qëllim që të mbuloj dështimin e saj për të arsyetuar vendimin e kundërligjshëm”.

“Fillimisht, MINT qëllimisht po informon në mënyrë selektive informata nga historiati i kompanisë, para se të bëheshin ndryshimet në dokumente, duke insistuar që adresa e pronarit të ‘Klan Kosova’ është Serbia”, është thënë në reagimin e “Klan Kosovës”.

“Klan Kosova” ka njoftuar se më 20 qershor 2023 “në në çdo dokument të kompanisë qëndron vetëm Kosova dhe asnjë veprim i MINT pas këtij ndryshimi është pa bazë ligjore”.

Për më tepër, mediumi  ka theksuar se “MINT po bën shkelje ligjore edhe duke tentuar të interpretojë dokumente, jashtë fushëveprimit të saj, derisa çështjet e regjistrimit të bizneseve i takojnë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK)”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babë e bir nga Kosova, janë ndalur nga policia kufitare…