Klauzola e veçantë në kontratën e Mourinhos te Benfica

23 shtator 2025 | 11:12

Jose Mourinho mori vendin e Bruno Lage në stolin e Benficës duke firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin.

Detajet e kontratës përmbajnë elemente mjaft interesante.

Sipas njoftimit zyrtar të Benficës, në marrëveshjen e Mourinhos është përfshirë një klauzolë e veçantë për prishjen e saj. Kjo klauzolë parashikon që brenda 10 ditëve pas ndeshjes së fundit të sezonit 2025-26, palët mund ta ndërpresin kontratën me marrëveshje të ndërsjellë. Ky fleksibilitet ofron një mundësi strategjike si për klubin, ashtu edhe për trajnerin.

Media portugeze gjithashtu ka zbuluar edhe detajet financiare të Mourinhos.

Trajneri portugez do të përfitojë 6 milionë euro neto në vit nga Benfica, plus bonuse suksesi. Kjo shifër konsiderohet e ulët krahasuar me të ardhurat e tij në klubet prestigjioze gjatë karrierës, teksa së fundmi te Fenerbahçe fitonte 15 milionë euro në vit.

Aventura e Mourinhos te Benfica përbën një pikë kthese në karrierën e tij.

Legjenda portugeze kishte përjetuar pikërisht 25 vite më parë, në vitin 2000, eksperiencën e tij të parë si trajner i një ekipi të parë, sërish në krye të Benficës. Kjo firmë e rikthen Mourinhon në tokën ku lindi, duke shkruar kështu edhe një histori emocionale./Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë…