Klestori, djali i Kadri Veselit i bashkohet Bedri Hamzës në tubimin në Mitrovicë

24 tetor 2024 | 22:50

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka pasur një tubim me qytetarët e Mitrovicës, ku është edhe kryetar i saj.

Në këtë takim atij i është bashkuar edhe djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Klestori.

Hamza në fjalën e tij tha se “Mitrovica nuk i bashkon vetëm zemrat tona, por na bashkoi edhe neve. Sonte ishim aq shumë, saqë as salla nuk na zuri”.

Ai tha se bashkuan që Mitrovicën t’ia rikthejnë qytetarëve dhe t’ia rikthejnë asaj identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve. “E bëmë. Tash po bashkohemi për Kosovën!”, ka pohuar Hamza.

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ish-mis Kosovës për kërcënim dhe shantazh ndaj një afaristi, kërkon dënim maksimal

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj ka mbajtur sot një takim me anëtarë, simpatizantë…