KLGI nis procesin e Auditimit Social me takimin e parë koordinues me organizatat partnere

25 gusht 2025 | 13:14

Në kuadër të projektit “Performanca Komunale drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm”, Instituti KLGI ka mbajtur takimin e parë koordinues me organizatat partnere lokale, të cilat do të angazhohen në zbatimin e Auditimit Social në nivel lokal.

Ky takim kishte për qëllim të rrisë njohuritë e organizatave partnere mbi procesin e auditimit social, si dhe për koordinimin e agjendës së përbashkët për implementimin e aktiviteteve të projektit.

Pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë mbi rëndësinë e auditimit social si mekanizëm i fuqishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale, duke u fokusuar në praktikat më të mira dhe sfidat që mund të shfaqen gjatë zbatimit të procesit.

Këtë vit, Instituti KLGI do të realizojë procesin e Auditimit Social në gjashtë komuna: Junik, Klinë, Suharekë, Mitrovicë e Jugut, Prizren dhe Partesh.

Në kuadër të këtyre komunave, do të auditohen gjithsej 17 projekte të financuara nga Granti i Performancës Komunale.

Ky proces pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të menaxhimit të fondeve publike dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje.

Ky projekt financohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës kanë pasur…