Klina nderon dëshmorët dhe martirët e kombit

29 janar 2020 | 14:47

Në 21-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ilir Merturi, Vesel Avdyli dhe Naim Gashi, së bashku me 21 dëshmorë të tjerë dhe 9 martirë në Rogovë të Hasit, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Klinës, Fadil Gashi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të kësaj komune, komandanti i Policisë në Klinë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe qytetarë dhe familjarë të ndjerëve, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë.

Për të nderuar veprën heroike të këtyre dëshmorëve të kombit, Komuna e Klinës ka organizuar manifestim përkujtimor e kulturor “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në bashkërendim të manifestimit qendror që i kushtohet veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është një nga lojtarët më…