Klina nis organizimin e “Javës së kulturës”

22 shkurt 2023 | 08:51

Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, edhe këtë vit ka nisur aktivitetin për organizimin e “Javës e Kulturës”. Vitin e kaluar kjo javë qe hapur në hollin e Galerisë “Jehona e Dukagjinit”, me ekspozitën kolektive të studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatjona Gashi, e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet së bashku me stafin e saj organizativ, theksoi rëndësinë e aktivizimit rinor, sidomos në aspektin kulturor.

“Në këtë javë do të ketë një program të ngjeshur, një format ndryshe të organizimit, që do të pasqyrojë jetën kulturore në Klinë si një vlerë që na bashkon të gjithëve. I falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që janë dhe do të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve edhe në ditët në vazhdim. Bashkërisht po punojmë për të kultivuar sa më shumë artin në mesin tonë”, – ka thënë drejtoresha Gashi.

Java kulturore financiarisht mbështet nga komuna e Klinës, ndërsa mbahet nga 14 nëntori deri më 18 nëntor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Klinës,…