Klinaku: Gjykata Speciale, pa mandat

15 dhjetor 2020 | 21:45

“Përveç që është Gjykatë politike është edhe pa mandat. Për ne kemi Gjykatë Kushtetuese vetëm këtu në Kosovë, ata po thirren në një deklaratë të ish-Presidentes Atifete Jahjaga. Çdo gjë që bëhet jashtë këtij mandati është ilegale”. Kështu ka deklaruar në “InfoD” të “DTV”-së, u.d. i OVL-UÇK, Faton Klinaku.

“Neve na kanë premtuar që këtë mandat jashtë kushtetues të Gjykatës Speciale, na kanë premtuar që do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese por e hoqën, nuk e dimë pse!. Para, sesionit të shtatorit ne ua kemi dërguar që të ndryshohet, por kjo nuk ka ndodhur sepse ne besojmë që duhet gjykuar edhe krimet serbe. Kuvendi ende nuk ia ka vazhduar mandatin Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Klinaku.

Ai ka thënë se deklarata e Grenellit se nuk ka nevojë Kosova për Gjykatë Speciale, duhet merret seriozisht dhe në të mirë të vendit, sepse edhe amerikanët e kanë kuptuar. “Ne duam që të trajtohen të gjitha krimet serbe, mirëpo kjo nuk po ndiqet, as krimet e luftës nga ana e Serbisë, ndërsa këtu po gjykohen vetëm ushtarët e UÇK-së”, u shpreh Klinaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori Burim Dërmaku ka shkruar në profilin e tij në…