Klinaku: Lufta e UÇK-së u bë për liri, jo për pushtet

18 shkurt 2026 | 21:27

Ish-luftëtari i UÇK-së, Faton Klinaku ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka deklaruar se lufta është bërë për liri dhe çlirim, e jo për pushtet.

Duke komentuar paraqitjen e Hashim Thaçit në seancën përfundimtare të Gjykatës Speciale në Hagë, Klinaku tha se mesazhi i ish-presidentit ishte i qartë.

Sipas tij, deklarata e Thaçit se “të vetmin kundërshtar e ka Millosheviqin” nënkupton se kundërshtari i vetëm ka qenë pushtuesi serb.

“Luftën e kemi bërë për çlirim, e jo për të ardhur në pushtet, siç po akuzohen sot”, ka thënë Klinaku në emision.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se…