Klinaku: Të mos harrojmë se mbi 200 ushtarë të UÇK-së janë vrarë pas luftës

02 qershor 2021 | 11:53

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në një gazetë zvicerane në lidhje me krimet e luftës. Në këtë shkrim të publikuar ka folur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Duke iu referuar këtij shkrimi, Klinaku ka thënë se pas luftës janë vrarë mbi 200 ushtarë të UÇK-së>

“Përveç zbulimit dhe dënimit të krimeve dhe masakrave të pushtuesit serb që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë e që ndërkombëtarët dhe vendorët nuk janë marrë me to, kemi qenë edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës. Pa marrë parasysh sqarimin e Gërvalla-Schwartz se citati për UÇK-në nuk ishte i saj, por i gazetarit zviceran, t’i cilësosh vrasjet si politike do të thotë se po luan rolin e prokurorit. Të mos harrojmë se mbi 200 ushtarë të UÇK-së janë vrarë pas luftës”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ciklin e vizitave të përfaqësuesve diplomatikë, ministri Mehaj ka…