Klinika e Neurologjisë pranon donacion pajisje për analiza të elektroliteve

22 tetor 2025 | 13:44

Klinika e Neurologjisë në QKUK ka pranuar një donacion me rëndësi të veçantë nga Rotary Club Prishtina, i cili përfshin pajisjen moderne EXIAS e1 Analyzer – një analizator i avancuar për analiza të elektroliteve, i dizajnuar për përdorim në pika të kujdesit të shpejtë apo pranë pacientëve.

Pajisja EXIAS e1 Analyzer është kompakte dhe ofron matje të shpejta (brenda 25 sekondave), me një sasi minimale të mostrës dhe mat parametra të rëndësishëm, të cilat janë jetike për monitorimin e pacientëve neurologjikë në kushte intensive apo të ndërlikuara klinike.

Dr. Nexhmedin Shala, përfaqësues nga Klinika e Neurologjisë, theksoi rëndësinë e këtij donacioni. “Kjo pajisje do të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve tanë. Është një pajisje e nevojshme për punën tonë të përditshme. Falënderojmë sinqerisht Rotary Club Prishtina për mbështetjen dhe kontributin e tyre konkret në shëndetësinë publike”, ka thënë ai.

Pajisja është e lehtë për përdorim dhe nuk kërkon trajnim të specializuar për stafin, gjë që e bën atë edhe më të dobishme për nevojat e përditshme të klinikës.

Ky donacion është pjesë e angazhimeve të Rotary Club Prishtina për të përkrahur institucionet shëndetësore në vend me pajisje bashkëkohore dhe mbështetje konkrete në fushën e shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Prime Invest Group” SH.P.K. me numër Unik Identifikues: 812182450, Prishtinë…