Klinika e Ortopedisë furnizohet me proteza

22 mars 2018 | 12:49

Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me proteza totale në vlerë prej 210 mijë euro.

Materiali specifik përmban protezat totale për kërdhokulla dhe gjunjë.

Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike, raporton “Klan Kosova”.

Menaxhmenti i ShSKUK-së është duke punuar në edukimin e stafit specialistik të Klinikës së Ortopedisë, për trajnime specifike të ortopedëve jashtë vendit për vendosje të protezave dhe operacione të tjera specifike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari që së fundmi i është bashkuar Përfaqësues së Kosovës,…