
Klinika Infektive raporton për gjendjen e 10 të infektuarve me koronavirus
30 maj 2020
| 11:28
Dhjetë pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së. Për gjendjen e tyre ka raportuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përcjell ‘Epoka e re’.
Në një shkrim publikuar në “Facebook”, Hoti ka treguar se tre pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njëri është në gjendje më të rëndë dhe është duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv.
“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, ka shkruar Hoti.