Klinikës së Dermatologjisë po i kthehet normaliteti
24 shtator 2021
| 10:42
Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë.
Me rekomandim të mjekëve specialistë, pacientët e fundit që po trajtoheshin nga Covid-19, pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit, janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.
“Përmirësimi i situatës i ka hapur udhë Dermatologjisë, që, pas dezinfektimit të hapësirave, të kthejë shërbimet e rregullta mjekësore për pacientët me probleme dermatologjike”, ka njoftuar ShSKUK-ja.



