“Klithma” e Alketës përurohet sot në Prishtinë

30 janar 2026 | 08:17

Përurimi i librit “Klithma”, i autores Alketa Gashi-Fazliu, do të bëhet sot nga ora 12:00, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Gjatë kësaj ngjarjeje kulturore, përveç promovimit të librit, do të përurohet edhe një ekspozitë fotografike, e cila shoqëron tematikën e veprës.

Libri “Klithma – Tregime nga sparagmosi barbar serb mbi fëmijët shqiptarë” trajton përmes tregimeve dhe dëshmive artistike dhimbjen, traumën dhe pasojat e dhunës së ushtruar mbi fëmijët shqiptarë, duke sjellë një qasje të ndjeshme dhe dokumentuese ndaj një plage të hapur të historisë sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se i ka…