Klitschko e ka një porosi urgjente për ukrainasit

26 shkurt 2022 | 10:15

Vitali Klitschko po lajmërohet kohë pas kohe në rrjetet sociale teksa në kryeqytetin ukrainas, Kiev po zhvillohen luftime të ashpra në mes të ukrainasve dhe agresorit rus.

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist e ka një porosi të rëndësishme dhe urgjente për bashkëkombësit e tij, mbi të gjitha për ata që jetojnë në Kiev, k u po qëndron edhe vetë kryebashkiaku i këtij qyteti.

“Miq. Për hir të sigurisë, qëndroni në shtëpi ose në strehimore sa më shumë që të jetë e mundur. Mos dilni dhe mos shkoni në qytet. Përpos atyre që punojnë në infrastrukturën kritike. Dilni nga shtëpia vetëm për të shkuar në strehimore. Metro është shkatërruar, nuk do të ketë transport. Ne po e mbrojmë qytetin tonë”, ka shkruar Klitschko në rrjetet sociale.

Ai, së bashku me vëllain e tij, Vladimir, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar pushtuesin rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një cicërime në Twitter,…