Kllokoqi i Shoqatës së Gastronomëve: Asgjë s’ka ndodhur çka pritët të ndodhë

15 prill 2021 | 09:13

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se tash e 400 ditë janë duke e ngritur zërin e gastronomëve për padrejtësi dhe tash e një muaj janë duke punuar që ta gjejnë një zgjidhje për të ardhmen që do t’i gjejë këtë vit, duke thënë se asgjë s’ka ndodhur çka pritët të ndodhë në qoftë se nuk e hapin verën.

Sipas Kllokoqit, plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi e Shqipëri, kurse dasmat në Shëngjin e Kukës, ndërsa ndejat dhe klubet do t’i orientojnë në Durrës e Dhërmi dhe siç e quan ai “infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N.

Tutje, Kllokoqi ka deklaruar se në mes të protestës, fyerjes e penalizmit ata po e zgjedhin bashkëpunimin dhe konsultimin.

“Si  kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojevën, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta. Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne”.

“Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve!”, ka shkruar Kllokoqi në llogarinë e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i…