Klodi shpërthen ndaj Elijonës: Gjithmonë tendenca është e qartë – ta bësh tjetrin fajtor
Debati mes Klodit dhe Elijonës brenda shtëpisë së BBVK u ndez fuqishëm, teksa tensioni mes finalistëve arriti kulmin.
Ata nuk kursyen fjalët, duke akuzuar njëri-tjetrin.
Në një moment, Klodi i thotë Elijonës se për jetën e tij jashtë BBVK nuk guxon të flasë.
Klodi: Unë po them për jetën time, nuk guxon të flasësh, këtë ta kesh të qartë.
Elijona: Shumë faleminderit që pas tre muajsh që ma vendose në këtë pikë të lojës, këtë vijë, që unë ta respektoj plotësisht.
Klodi: Gjithmonë m’i ke përmendur, edhe pas një muaji ma ke përmendur ish-in e programit dhe të kam thënë: mos guxo të hysh ku nuk të takon, ta kam treguar vendin.
Elijona: Ma ke treguar vetë
Klodi: Çka të kam treguar? Që kam qenë në lidhje me të.
Elijona: Po krenohesh.
Klodi: Ti i ke hyrë thellë, duke thënë: “ti s’paske pasur dashuri, ti paskë luajtur me të”.
Elijona: Ti u mundove ta shfrytëzosh atë rast, ti the se lidhjet që krijohen në një reality TV nuk janë të vërteta.
Klodi: A di sa bie ti në kundërshtim me veten? Ti je një person që e bën gabimin, kërkon falje, pastaj kur e ridiskuton, prapë mendon që je drejt. Gjithmonë tendenca është e qartë: ta bësh tjetrin fajtor.



