Klodian Duro emërohet trajner i Lirisë

23 qershor 2025 | 15:51

FC Liria ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një figurë e njohur e futbollit shqiptar, Klodian Duro, do të marrë drejtimin e ekipit nga Prizreni. Duro, i njohur për karrierën e tij të pasur si futbollist dhe trajner, pritet të sjellë përvojën dhe vizionin e tij për të ndihmuar Lirinë të arrijë objektivat e saj.

“Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria. Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren. Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit…