
Klopp i lumtur me transferimin e Luis Diazit
30 janar 2022
| 15:30
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e sulmuesit Luis Diaz nga Porto.
25-vjeçari ka vendosur një kontratë afatgjatë me Liverpoolin dhe do të fillojë jetën në klubin e tij të ri kur të përfundojë detyrën ndërkombëtare me Kolumbinë.
Diaz u përball me Reds dy herë në Ligën e Kampionëve me Porton në fillim të këtij sezoni dhe Klopp pranon se ai është një lojtar që ka qenë prej kohësh në radarin e klubit. “Nuk mund të isha më i lumtur që arritëm këtë marrëveshje dhe ta sjellim Luisin në Liverpool”, ka thënë fillimisht Klopp për Liverpoolfc.com.
Sipas tij, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, të cilin e ka ndjekur për një kohë shumë të gjatë.