
Klopp: Kualifikohemi në Ligën e Kampionëve është synim i Liverpoolit
18 janar 2021
| 13:34
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka befasuar me deklaratën e tij pas barazimit 0-0 ndaj Manchester United.
“Unë e di punën time dhe e di çfarë duhet te bëj. Gjëja më e rëndësishme për ne është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Ky sezon do të jetë shumë konkurrues për katër vendet e para, kjo gjë është e sigurt”, ka thënë Klopp.