Klopp: Leicesteri për Evropë, Vardy një lojtar fantastik

26 dhjetor 2019 | 12:39

Leicester City i hapi shumë punë Liverpoolit në “Anfield” një sezon më parë dhe u mund vetëm në fund. “Dhelprat” i hapën telashe skuadrës së Jurgen Kloppit dhe në fillim të këtij viti, përpara se Rogers të ulej në stol. Por “Reds”-at e këtij sezoni kanë lënë vetëm dy pikë (kundër Manchester United) deri në Krishtlindje.

Ata janë një tjetër skuadër dhe në “King Power Stadium” udhëtojnë sot për ta thelluar diferencën me ndjekësit e tyre më të afërt në +13. “Leicesteri ka cilësinë e një klubi evropian që nuk luan në kompeticionet kontinentale këtë sezon. Çiluell ka 3-4 vite që është një lojtar fantastik. Evans, një qendërmbrojtës me eksperiencë. Schmaichell, Sëjynçy, lojtarë klasi. Superfutbollistë. Sulmuesit e krahut të shpejtë dhe krijues dhe pastaj Vardy, fantastik”, ka thënë trajneri i Liverpoolit përpara përballjes së sotme.

Kampionët e botës kryesojnë ditën e Krishtlindjeve për herë të pestë në historinë e Premier Ligës, ndërsa do përpiqen t’i japin fund mallkimit 30-vjeçar pa fituar titullin. Por ka një statistikë që tremb tifozët e kuq. Sepse dy herët e fundit që ata kanë qenë të parët në ditën e shënuar, në 2018-ën dhe 2013- ën, ata janë parakaluar në fund nga Manchester City, rivalë edhe të sivjetshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundviti po afrohet dhe krejt çka na brengos është që…