Klopp po e mendon rikthimin? Real Madridi, një opsion serioz për verë

15 janar 2026 | 13:30

Jurgen Klopp po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit në rolin e trajnerit, nëse Real Madridi ndërmerr hapa konkretë për ta afruar atë në verën e vitit 2026, sipas raportimeve ekskluzive nga burime pranë situatës.

Trajneri gjerman ka qenë gjithmonë i intriguar nga Real Madridi dhe e sheh klubin madrilen si një nga destinacionet më prestigjioze në botën e futbollit.

Aktualisht, Klopp është i kënaqur me rolin e tij në projektin “Red Bull”, me të cilin e ka një identifikim të fortë dhe një marrëdhënie të qëndrueshme.

Megjithatë, sipas burimeve, ekzistojnë dy projekte të veçanta për të cilat Klopp do të ishte i gatshëm të rikthehej në bankinë, nëse të gjitha kushtet do të përputheshin: Real Madridi dhe Kombëtarja e Gjermanisë.

Një lëvizje e mundshme drejt “Santiago Bernabeu” do të varej nga disa faktorë kyçë, përfshirë projektin sportiv, kompetencat e trajnerit dhe stabilitetin afatgjatë.

Për momentin, gjithçka mbetet në fazën e spekulimeve, por Klopp – Real Madrid është një pistë që pritet të ndiqet me vëmendje në muajt në vazhdim, në prag të verës 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 10 janar 2026…