Kloppi dhe Guardiola kundër orarit të ndeshjeve në Premier Ligë

23 korrik 2019 | 20:26

Para pak orësh Jurgen Klopp ka shprehur pakënaqësitë e tij për orarin e Premier Ligës, i cili është shumë i vështirë për lojtarët dhe fillon shumë shpejt.

Gjithashtu edhe Pep Guardiola në një intervistë u shpreh : “Disa nga lojtarët e mi kthehen në datën 29 ose 30, disa të tjerë në 3 ose 4. Unë nuk dua të kem lojtarë në skuadër, nëse ata janë të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Ne akoma nuk jemi çlodhur nga orari i vështirë që kishim vitin e kaluar. Ne do të fillojmë pa Marhez, duke qenë se ishte me kombëtaren e tij. Është një kalendar i çmendur dhe do të dëmtojë lojtarët tanë. Ata duhet të pushojnë më shumë, për të treguar të gjitha cilësitë e tyre”, u shpreh tekniku spanjoll.

Kujtojmë se Premier Liga fillon në 10 gusht, dhe skuadrat kanë shumë pak kohë për tu përgatitur për sezonin e ri. Duke shtuar këtu edhe faktin që disa nga lojtarët janë akoma me psuhime, dhe nuk kanë nisur akoma stërvitjen me skuadrat e tyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas intervistimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprës…