
Kloppi, favorit i basteve për shkarkim
Shtëpitë e basteve e kanë bërë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, një favorit të basteve për të qenë trajneri i radhës i Ligës Premierë që largohet nga klubi i tij.
Klopp, i cili ka udhëhequr “Reds” drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premiere në dy sezonet e fundit, ishte vlerësuar lart për punën e tij me klubin e madh anglez. Sipas “Betfair”, trajneri gjerman kishte pasur një koeficient prej 10/1 për të qenë trajneri i radhës që do të largohej, por humbja 3-1 ndaj Leicester Cityt ka ndryshuar gjërat. Tani largimi i Kloppit nga “Anfield” kuotohet me një koeficient dukshëm më të ulët dhe ato shanse tani janë ulur në mënyrë drastike në 4/7.
Nuk ka asnjë sugjerim që Liverpooli po planifikon të shkarkojë shefin e tyre, por rezultatet negative mund t’i çojnë drejtuesit drejt një vendimi. Situata aktuale e “Reds” është njësoj me atë të Borussia Dortmundit gjatë sezonit të fundit të Kloppit në krye të klubit gjerman.
Pas një fillimi të dobët në sezonin 2014-15, Kloppi njoftoi në prill se do të largohej nga gjigantët e Bundesligas në fund të sezonit.