Kloppi: Gerrardi nuk ka nevojë për këshilla

10 shtator 2018 | 12:36

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili është trajner i Rangersit, nuk ka nevojë të marrë këshilla nga askush sa i përket pozitës së trajnerit.

“Rangers ishte i mrekullueshëm në Evropë. Gerrardi, duke punuar, e ka bërë një skuadër shumë të mirë bashkë. Kur unë fillova karrierën time si trajner, nuk kërkova ndihmë apo këshilla nga askush sepse nuk e dija se kë duhej ta pyesja. Steveni nuk kërkon ndihmë apo këshilla pasi që ai nuk ka nevojë për to. Ne vazhdimisht bisedojmë me njëri-tjetrin, por jo për t’i dhënë unë këshilla atij”, ka thënë Klopp.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se qeverisë serbe nuk…