Kloppi, pasardhës i Lowit te Gjermania

03 dhjetor 2020 | 17:24

Humbja e turpshme 6-0 përballë Spanjës ka lënë një gjurmë të thellë në opinionin sportiv gjerman.

Ish-lojtarë të famshëm të katër herë kampionëve të botës, figura me shumë influencë, kërkuan shkarkimin e Joachim Low, por në mënyrë befasuese drejtuesit e Federatës Gjermane, edhe pse të përçarë, në fund vendosën ta konfirmojnë, të paktën deri në 2022.

Low ka shansin e fundit për ta ndreqë atë humbje, e vetmja mënyrë për ta konfirmuar sërish është fitimi i një tjetër trofeu madhor, “Euro2021” apo Botërori “Katar 2022”, gjithnjë nëse do të arrijë deri në Botëror. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Federata e ka konfirmuar Lowin deri në vitin 2022, më pas për të nisur një cikël të ri me Jurgen Kloppin në stol. Ky është objektivi kryesor i drejtuesve, por më parë duhen ta bindin Kloppin i cili ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës në vazhdën e luftimit të dukurive…