Kloppi për top-katërshe: Nuk besoj se është e mundur

16 maj 2023 | 13:28

Liverpooli e siguroi fitoren e shtatë radhazi në Prem ier Ligë duke u afruar gjithnjë e më shumë me zonën e Ligës së Kampionëve. “Reds” e mposhti Leicesterin (0-3) dhe është afruar me vetëm një pikë me Manchester Unitedin dhe Newcastle, por me një ndeshje më shumë.

Trajneri Jurgen Klopp e pranon se do të jetë vështirë të kapet njëra nga katër pozitat e para.

“Nuk besoj se është e mundur, të kapim katër vendet e para, gjithsesi do të ishte mëkat të mos ishim në Ligën e Kampionëve. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të bëjmë punën tonë deri në fund”, ka thënë Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel po zhvillohet një takim për kontrollin e armëve…