Kloppi po rikthehet, pranon ofertën e Romës

20 maj 2025 | 11:20

“Jurgen Klopp i ka thënë ‘Po’ Romës”,  ky është lajmi i bujshëm i bërë publik nga “La Stampa”. Sipas të përditshmes italiane, në këtë pikë nuk ka më asnjë dyshim, ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpoolit do të marrë drejtimin e ekipit kryeqytetas sezonin e ri.

Presidenti Friedkin ka bindur Klopp të marrë drejtimin e ekipi të tij, një vendim i marrë menjëherë pas përfundimit të takimit Roma-Milan me 18 maj. Prej disa ditësh, bosi i Romës po lëshonte disa të dhëna, madje duke postuar edhe video në rrjetet sociale, ndërsa La Stampa i jep fund dyshimeve duke e bërë të kryer arritjen e marrëveshjes mes palëve. Klopp, gjithnjë sipas të përditshmes italiane, i kishte dhënë fjalën një tjetër ekipi, por në fund me sa duket Friedkin e ka bindur me propozimin e tij.

“La Stampa” nuk ndalet vetëm këtu, por zbulon se me afrimin e Jurgen Klopp, Roma pritet të jetë një nga ekipet më aktive në merkato në Serie A. Tre objektivat e parë do të jenë një qendërmbrojtës, një anësor i djathtë dhe një qendërsulmues.

Pak ditë më parë, Marash Kumbulla, i cili është në pronësi të Romës, theksoi se e ardhmja e tij do të varet nga trajneri i ri, por e vetmja gjë e sigurt për momentin është rikthimi i tij në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me miratimin e degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi…