Klube gjermane dhe arabe interesohen për Rashicën

19 janar 2026 | 14:28

Sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Gjermania dhe Arabia Saudite, kanë raportuar të hënën mediumet nga Turqia.

Nuk janë bërë të ditur emrat e klubeve që kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, por thuhet se interesimi është i fortë për shërbimet e tij.

Klubet kanë pyetur drejtuesit e Beshiktashit për kushtet e transferimit të sulmuesit të krahut dhe skuadra turke së shpejti mund të pranojë oferta zyrtare për kartonin e Rashicës.

Sigurisht, Beshiktashi është i hapur ndaj ofertave dhe një ofertë e mirë mund ta bind ekipin turk në shitjen e reprezentuesit të Kosovës.

29-vjeçari Rashica pjesë e Beshiktashit është nga viti 2023, kur ishte transferuar nga Norëich City për 5 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn, ndërsa këtë sezon Rashica ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime në 19 paraqitje për Beshiktashin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreshnik Hajrizi, Xherdan Shaqiri e Uran Bislimi, janë tre futbollistët…