Klubet e mëdha kundër Cityt

25 mars 2020 | 15:07

Klubet e mëdha të Premier Ligës kundër Manchester Cityt.

Siç ka bërë të ditur “Daily Mail”, 10 vendet e para të renditjes, me përjashtim të Shefeld United, duket se i kanë kërkuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që të mbajë në fuqi vendimin e marrë kundër skuadrës së Guardiolas, duke mos e lejuar që të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirus, në fakt, vendimi përfundimtar për Cityn mund të shtyhet dhe kjo do t’i lejonte Qytetarët të merrnin pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj…