Klubi i Gjimnastikës ‘Fushë Kosova’ fillon stërvitjet në sallën e re

14 qershor 2020 | 13:19

Klubi i Gjimnastikës “Fushë Kosova” ka filluar stërvitjet pas pauzës së gjatë për shkak të pandemisë Covid-19.

Ky klub stërvitjet i ka filluar në sallën e re që është ndërtuar nga komuna e Fushë Kosovës, kurse trajnerja Sherife Aliçkaj-Qerimi e ka falënderuar komunën për përkrahjen që po i jep klubeve sportive.

“Komuna e Fushë Kosovës njihet si një vend që e përkrahë sportin në masë të madhe. Këtë e vërtetoi edhe me ndërtimin e sallës se re, në të cilën do kryejnë stërvitjet klube të shumta, kurse njëra prej tyre është klubi i Gjimnastikës ‘Fushë Kosova’, të cilit me ndihmën e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në krye me drejtoreshën Nurie Avdiu, iu dha mundësia që të fillojnë stërvitjet po në ketë sallë”, ka thënë Aliçkaj-Qerimi.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Rahovecit me seancë solemne, ka shënuar sot…