
Klubi i madh francez e dëshiron Cavanin
15 gusht 2022
| 15:29
Klubi francez i Nice është duke menduar për një transferim të mundshëm të Edison Cavani për të përmirësuar repartin sulmues.
Sipas “Sky Sport”, tekniku i Nice e ka pranuar se uruguaiani është një lojtar i jashtëzakonshëm edhe pse ndodhet në këtë moshë. “Ai dhe Bamba Dieng janë lojtarë interesantë, shënojnë, por për momentin nuk mund të shtoj asgjë tjetër. Nuk jam unë ai që po punoj personalisht për këto negociata, nuk është e lehtë t’i përfundosh ato”, ka thënë trajneri Lucien Favre.