Klubi i madh francez interesohet për Rrahmanin

01 shtator 2025 | 12:38

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani mund të ndryshojë ambient në orët e fundit të afatit kalimtar.  Lëvizje të shumta pritet të ndodhin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ku këtu nuk përjashtohen as disa lëvizje të futbollistëve kosovarë nëpër Evropë.

Gazetari i njohur Santi Aouna ka raportuar se gjiganti francez Lyon ka shprehur interesim për transferimin e Rrahmanit.

Sipas Aounas, Lyoni ka ofruar gjashtë milionë euro për të siguruar shërbimet e Rrahmanit, por Sparta Praha po kërkon tetë milionë. Negociatat mes dy klubeve pritet që të vijojnë në vazhdim pasi oferta e Lyonit dhe kërkesa e klubit çek nuk ka një dallim të madh. Kujtojmë se Rrahmani e ka nisur furishëm edicionin e ri në elitën e futbollit çek, duke realizuar pesë gola pas shtatë ndeshjeve të luajtura.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të mundë të llogarisë në…