Klubi i madh spanjoll në garë për Muriqin

03 gusht 2021 | 11:49

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në këtë afat kalimtar mund të largohet nga Lazio.

Skuadra spanjolle, Valencia ka shfaqur interesim për shtatlartin nga Prizreni, i cili vitin e kaluar është transferuar në Lazio nga Fenerbahçe për 18 milionë euro, por assesi nuk ka arritur të gjejë vetën.

Gjithashtu ditëve të fundit është folur se sulmuesi “dardan” mund të rikthehet sërish në Turqi, pasi Fenerbahçe e dëshiron rikthimin e tij.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetit të PDK-së,…