Klubi i Premier Ligës e shkarkon trajnerin

15 prill 2022 | 13:41

Klubi anglez, Burnley ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche, me klubin që gjendet vetëm katër pikë larg zonën së shpëtimit nga rënia nga Premier Ligë.

Dyche ishte një nga menaxherët më jetëgjatë në futbollin anglez, pasi mori drejtimin e Burnleyt në vitin 2012. Ai e udhëhoqi klubin drejt dy promovimeve në Ligën Premier gjatë kohës së tij në Turf Moor dhe ishte menaxheri më jetëgjatë në ligën e elitare. Por, ai tani është shkarkuar pas humbjes 2-0 të së shtunës ndaj Norwich City, që e la Burnleyn në vendin e 17-të në ligë – katër pikë prapa Evertonit të vendit të 16-të me tetë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

“Burnley Football Club mund të konfirmojë se klubi është ndarë me menaxherin Sean Dyche, ndihmës menaxherin Ian Woan, trajnerin e ekipit të parë Steve Stone dhe trajnerin e portierëve Billy Mercer”, thuhet në njoftimin e klubit anglez, Burnley.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar një takim sekret me…